Nokia C1 02 - Kujdesuni për pajisjen tuaj

background image

Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën 1,5

centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk duhet të

përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.

Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund

të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.

Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta bankare ose mjete që

mbajnë të dhëna në formë magnetike, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.

Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve

mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato

janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme e RF-së. Fikeni telefonin kur rregullat e afishuar ju udhëzojnë që të

veproni kështu. Spitalet ose qendrat shëndetësore, mund të përdorin pajisje të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme të RF-së.