Nokia C1 02 - Ora me zile

background image

Ora me zile

Mund të cilësoni një alarm të bjerë në një kohë të dëshiruar.
Cilësimi i alarmit

1 Zgjidhni

Meny

>

Aplikimet

>

Alarmi

.

2 Për të aktivizuar alarmin, lëvizni majtas ose djathtas.

3 Futni orën e ziles.

4 Për të përsëritur një alarm në ditët e zgjedhura të javës, zgjidhni

Opst.

>

Ditët e

përsëritjes

dhe ditët.

5 Për të zgjedhur tonin e alarmit, zgjidhni

Opst.

>

Toni i alarmit

. Nëse zgjidhni

radion si tonin e alarmit, lidhni kufjet me pajisjen.

6 Për të vendosur kohëzgjatjen e periudhës së ndërprerjes së fjetjes, zgjidhni

Opst.

>

Koha e shtyrjes

.

7 Zgjidhni

Ruaj

.

Ndalimi i alarmit

Zgjidhni

Ndalo

. Nëse e lini alarmin të bjerë për një minutë ose zgjidhni

Shtyje

, alarmi

ndalon për periudhën e shtyrjes dhe më pas rifillon.